Futboll

Josa: S’do të qajmë pikët e humbura, deri në fund na duhen vetëm fitoret

 

Pas takimit, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa u shpreh i zhgënjyer me barazimin me Dritën dhe tha se tash duhet menduar për Llapin e në fund edhe për Feroniklin, ngase rrugë tjetër s’ka mbetur. Ai tha se nuk do t’i qaj pikët e humbura, ngase tashti nuk ka më kohë për to.

“ Pjesa e parë nuk ishte e mirë për ne, u goditëm tek goli aty ku nuk e prisnim. Duhet të ishim më të qetë, të sulmonim më shumë. E ndryshuam sistemin e lojës por që nuk rezultoi mirë. Na presin takime të rëndësishme në vazhdim, së pari duhet të mendojmë për Llapin, e më pas për Trepçën’89 dhe Feronikelin”, e mbylli deklaratën e tij Josa.

You Might Also Like