Gjilani e ka fituar duelin e vitit dhe kësisoj edicionin e ri do të bëjë gara në Superligë.
Gjilanasit mposhtën Besën 1:0 në ndeshjen e barazhit me golin e Keita Razak në minutën 24, raporton Gazetasheshi.com.
Sfida ishte tejet interesante, veçmas në pjesën e dytë.
Gjilani krijoi më shumë raste, teksa Besa pati më shumë nga loja, sidomos në pjesën e dytë, por kjo nuk i mjaftoi dhe edicionin e ri do të garojë sërish në Ligën e Parë.
Gjilani – Besa 1:0
Përfundon ndeshja
90+3′ Rast ideal për zëvendësuesin Perez, i cili i vetëm me portierin Haxhijaj nuk realizon
90′ Pesë minuta lojë shtesë
81′ Pejanët kërkojnë nga gjyqtari që Gjilani të mos e vonoi lojën
80′ Besa po e dominon ndeshjen në minutat e fundit, Gjilani po rrezikon me kundërzbritje
77′ Rast ideal për Gjilanin. Kushtrim Shabani gjuan nga afërsia në drejtim të portierit Haxhijaj
65′ Ndeshje e luftuar në kryeqytet, nuk mungojnë as tensionet
59′ Rast i mirë për Gjilanin me Fiton Hajdarin që nuk arrin të realizojë me kokë
52′ Dy kartonë të verdhë për Lopezin e Gjilanit dhe Tusunin e Besës
46′ Nis pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë
45′ Dy minuta lojë shtesë
43′ Gjilani ka pretenduar një penallti, pasi sipas tyre Haxhaj ka luajtur me dorë, por i këtij mendimi nuk ishte gjyqtari Maloku
24′ Gooool… Keita Razak ka realizuar për Gjilanin me parabol pas asistimit të Lopezit
22′ Fatlum Gashi i Besës godjet
11′ Fiton Hajdari i Gjilanit ndëshkohet me karton të verdhë
7′ Rast ideal për Besën me Donat Sheqerollin që doli i vetëm me portierin Haxhihamza, i cili reagon në momentin e fundit
6′ Robert Gjeraj i Besës ndëshkohet me karton të verdhë
6′ Liridon Balaj i Besës shfaqet i rrezikshëm me goditjen e tij që nuk ishte e saktë
1′ Nis ndeshja
Pak shikues në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Formacionet zyrtare
Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Lila, Kqiku, Kosumi, Aziz, Lopez, Shabani, Nika, Hajdari, Razak. Trajner: Gentian Mezani
Besa: Haxhijaj, Gjeraj, Tusuni, Haxhaj, Thaqi, Jashari, Bushati, Sheqerolli, Balaj, F. Gashi, E. Gashi. Trajner: Fisnik Gashi
Gjyqtarë: T. Maloku, M. Berisha, B. Rama dhe A. Shala