Biznismenia dhe ish-sportistja, volejbollistja e njohur Pranvera Halimi, nga Pozharani, pos që ishte e dalluar si sportiste gjatë karrierës së saj, ajo tash po dallohet edhe si humaniste duke ndihmuar familjet skamnore te cilat kane nevoje për ndihma.
Kështu, në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, Pranvera ndihmoi 10 familje skamnore me pako ushqimore, të cilat kishin vlerën e 50 eurove e në të cilat ishin vendosur artikuj të ndryshëm ushqimor dhe joushqimor dhe në këtë mënyrë ajo solli gëzim në 10 familjet të cilat kishin nevojë për ndihma. Ndryshe Pranvera sa ishte kryetare dhe njëherit edhe volejbolliste aktive e klubit të volejbollit “Vllaznia” të femrave, të thuash e ka financuar vetë këtë klub.
Edhe tash kjo humaniste po e vazhdon traditën e dhënies së ndihmave për ata të cilët kanë nevojë. Por ajo çka e madhëron edhe më shumë gjestin e saj, është se ajo këtë e bënë në heshtje të plotë. Aziz Zuka