Gjilan

Kreu krime në Zhegër, dënohet me 14 vite burgim

 

Gjykata e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi ka dënuar sot Vlado Zmajeviqin nga Nikshiqi me 14 vite burg për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Vendimin e shkallës së parë e dha kryetari i trupit gjykues, Dragoje Joviq. Prokuroria Speciale e ngrakoi Zmajeviqin, se si ushtar vullnetar ka kryer krime lufte kundër popullatës civile duke vrarë 4 civilë në Kosovë në vitin 1999.

Sipas aktakuzës, më 30 mars 1999, në fshatin Dunav të Gjilanit, ai vrau bariun, Imer Kadriu teksa po ruante bagëtinë në zonën e kullotës si dhe vrau vëllezërit Milazim dhe Qazim Haziri dhe gruan e Qazimit, Qamilen, në fshatin Zhegër gjatë luftës midis UÇK-së dhe ushtrisë jugosllave. Ai u akuzua gjithashtu se pas vrasjes ka vjedhur bizhuteritë nga shtëpia e tyre.

Ai ndodhej në paraburgim që nga data 4 gusht 2016./kosovapost.net/.

You Might Also Like