Gjilan

Haziri shpreh tronditje të thellë pas tragjedisë së sotme në Gjilan

Gjilan, 18 shkurt 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka mbledhur organet emergjente  të sigurisë dhe drejtësisë, duke marrë përsipër menaxhimin e situatës rëndë.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen  e madhe me familjen e gjerë dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka thënë Haziri.

You Might Also Like