Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se skuadra e tij ka qenë bukuria e këtij sezoni në Superligë.
“Ndeshja ishte shumë e mirë, Gjilani ka skuadër kualitative. Është një klub i organizuar shumë mirë. Ne bëmë një shfaqje të bukur sot. Falënderoj kryetarin dhe kryesinë e Gjilanit për mikpritjen, e po ashtu edhe gjyqtarët”, deklaroi Munishi.
“Ne dhe Gjilani kemi luajtur gjatë gjithë kampionatit futboll. Mendoj që ishim bukuria e këtij sezoni, Ballkani luajti futbollin më të bukur në Kosovë dhe do të vazhdojmë me punë e angazhim. Problemet tona do t’i zgjidhim me kualitet”, shtoi ai.