Kryetari i Kamenices, Qendron Kastrati ka raportuar sot ne Komisionin per Arsim te Kuvendit te Kosoves mbi gjendjen e krijuar ne Kamenicë.
“E vleresoje angazhimin tuaj dhe shqetesimet per gjendjen e fillimvitit shkollor ne Kamenicë. Jam i vetedijshem per gjendjen e krijuar, por mesimi nga nje pjese e nxenesve po sabotohet per arsye politike e personale”, tha Kastrati para anetareve te Komisionit.
“Nese ju kujtohet, si Komune kemi kerku nga KQZ te na lejohet referendumi, kemi mbajte dhe diskutime, por s’do ti nenshtrohemi presioneve qe nuk shihin pertej interesave personale. Une s’mund tia lejoje vetes qe ne qeverisjen time, nje nxenes te shkoje ne shkolle e te mos kete shok banke”, u shpreh ai