OPINION

Shqiptarët e Luginës duhet t’i bashkohen Kosovës

Izmi Zeka

Momente kruciale historike po kalon Kosova ku rregullimet e hartës ballkanike në raport me shqiptarët, duhet te kenë një epilog. Prandaj duhet të hapet debati për çështjen e Luginës së Preshevës.

Jo vetëm që është obligim historik por edhe ri-rregullim i plotë i Kosovës me pjesët e shkëputura në kohën e Jugosllavisë.
Nuk duhet të jetë më tabu kjo çështje siç nuk duhet të jetë tabu edhe çështja e shqiptarëve të Maqedonisë. Nuk mundemi të mbetemi rob i politikave të këqija historike.
Për stabilitet të qëndrueshëm dhe rregullim të raporteve me serbin dhe jo vetëm me Serbinë duhet patjetër të bisedohet në Bruksel,Washington dhe të zgjidhet përgjithmonë çështja e Luginës së Preshevës.
Ndryshe, stabiliteti I Ballkanit Perendimor do të mbetet vetëm shpresë por jo edhe zgjidhje e natyrshme.

You Might Also Like