Vllaznia e Pozharanit ka luajtur ndeshjen e fundit për sivjet. Në ballafaqimin e kësaj të shtune në garat për Kupën e Kosovës në Futboll, Vllaznia është mposhtur nga Flamurtari i Prishtinës në ndeshjen që është luajtur në kryeqytet.
Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi mirë u mbajt në një pjesë të lojës, por Flamurtari u tregua këmbëngulës dhe në fund ia doli të ngadhënjejë me rezultat 3:1.
Të vetmin gol për ekipin e Vllaznisë e shënoi Ejup Bruti në minutën 30.
Rezultatet tjera të këtij rrethi ishin:
Vëllaznimi – Arbëria 2-1
Flamurtari – Vllaznia 3-1
Bashkimi (K) – 2-Korriku 3-1
KEK-u – Dukagjini 3-1