LAJME

Prioritet i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi ekonomik dhe rritja e punësimit

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku ka theksuar se një ndër prioritetet më të mëdha që e drejton ai është zhvillimi ekonomik i vendit dhe rritja e punësimit. Sipas tij, për t’u zbutur numri i të papunëve, vendit i nevojitet një rritje prej 6 përqind.

“Ne jemi përcaktuar tek privatizimi, dhe njerëzit kanë mbet pa punë. gjatë vitit kaluar kemi rritje 4.1 % që në matje me regjionin është më e larta. Mirëpo, kjo nuk është tregues cilësor sepse kemi një bazë të ulët te zhvillimit ekonomik”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Bajram Kosumi, rektor i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, ka theksuar se tashti është koha që Qeveria e Kosovës të merret më shumë me arsimin dhe se duhet filluar ndryshimet në arsim.

“Nuk mund të jemi të kënaqur me trajtimin që i bëhet arsimit në vendin tonë e qeveria duhet të fillojë ndryshimet  prej kurrikulave”, ka thënë Bajram Kosumi.

 

You Might Also Like