Viti

Edhe qyteza e Pozharanit do të monitorohet me kamera të sigurisë

 

Projekti i nisur  në qytetin e Vitisë, ku  janë vendosur kamerat e sigurisë  ka vazhduar   të realizohet edhe në Pozharan, ku sot kanë filluar punët nga operatori kompania nga Vushtrria , vendosja dhe instalimi i kamerave të sigurisë në disa vende në qendrën e kësaj qyteze.

Ky projekt  është vazhdim i atij në  Viti, dhe është projekt  në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me UNMIK-un dhe policinë.

Siq u informuam  vendosja e kamerave sigurisë ishte edhe kërkesë e banorëve të  Pozharanit dhe të Kshillit të këtij lokaliteti  të cilët theksojnë në këtë mënyrë do të rritet siguria në këtë lokalitet sepse kohëve të fundit janë shënuar disa raste te vjedhjeve nëpër objektet publike si dhe bizneset .

Vendosja e kamerave të sigurisë  në disa vende kyqe është mirëpritur nga qytetarët. Përndryshe kamerat e vëzhgimit janë vendosur në vëndet më të frekuentuara të kësaj qyteze. Aziz Zuka

Foto: Pamje nga punët në vendosjen e kamerave vëzhguese në Pozharan

You Might Also Like