SPORTI

Profesoresha e Kulturës Fizike, Lumnije Huruglica “mposht” majën e lartë të Olimpit 2,918m në Greqi

Profesoresha e Kulturës Fizike, Lumnije Huruglica “mposhtë” majën e lartë të Olimpit 2,918m në Greqi

Profesoresha e Kulturës Fizike në Sh.M.U “Thimi Mitko”, Lumnije Huruglica e dashuruar pas alpinizmit, dalëngadal po bëhet një alpiniste e shkëlqyer e cila po i mposhtë majet e larta të vështira.

Për profesoreshën Huruglica e cila dikur ishte njëra ndër volejbollistet më të mira të Kosovës, alpinizmin e ka nisur nga dëshira nga bukurit e natyrës e cila i jep natyra dhe adrenalinën që ofron alpinizmi.

“Një jetë të tërë i’a kam kushtuar sportit, jam shumë e lidhur me sport për atë arsye edhe kam përfunduar fakultetin e Kulturës Fizike që një ditë tërë dijen time t’ju shprehi rinisë. Për mua alpinizmi është një jetë e re. një kapitull i ri, rrugëtimit im në këtë fushë me jep dashuri ndaj natyrës, shkëmbive, naltësirave të cilat ballafaqohemi gjatë pushtimit të majeve të larta dhe kjo të bën të ndihesh shpirtërisht e lirë zi zogu në natyrë”, thekson profesoresha Huruglica.

Alpinistja Lumnije Huruglica e ka pushtuar në shtetin e Greqisë majën e Olimpit 2.918m, e cila është maja e dytë më e lartë në Ballkan.
“Kushtet ishin të mira, disniveli ishte 1.850 metra, kishte mjaft adrenalinë ndërsa organizimi ishte në nivel profesional nga Klubi Alpin Prishtina, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme me plot sfida, aty ishte edhe Sh.B “Gjilani”, dhe jam shumë e lumtur që e kam realizuar këtë ëndërr sëbashku me bashkëudhtarët e mijë: Ismajl Huruglicën, Berat Isufi, Fatmire Halitie Valon Haliti”, ka bërë të ditur alpinistja Huruglica.

Profesoresha e alpinistja, Lumnije Huruglica, ka theksuar se me alpinizim ka disa plane të cilat gradualisht shpreson ti realizoj.

“Në fushën e alpinizmit kam disa plane apo projekte të cilat uroj ti realizoj një nga një, në radhë si prioritet e kam që sa më parë të pushtoj majen e Trigllavit në shtetin e Sllovenisë e cila është maja e tretë më e lart në Ballkan”.

Qytetarët e Gjilanit e kolektivi i shkollës “Thimi Mitko”, me të drejt munden të krenohen që në mesin e tyre kanë një profesoreshë e alpiniste siq është Lumnije Huruglica.

You Might Also Like