Futboll

Bardhi: Ulpiana merr një fitore që e motivon për ndeshjet e tjera

Ndihmëstrajneri i Ulpianës, Visar Bardhi është shprehur i lumtur për fitore ndonëse ka pasur edhe hamendje se do të triumfojnë ndaj Gjilanit.

Derisa tutje, Bardhi shtoi se kjo fitore i jep motivim për të marrë pikë të plota edhe në ndeshje tjera.

“Ne e kemi ditur që do të triumfojmë në Gjilan, pas të gjitha ndeshjeve të bukura por që nuk e kemi pasur fatin.

Në Gjilan kemi dhënë maksimumin dhe arritëm fitoren. Çdo ndeshje jemi të motivuar, por tani do të jemi edhe më të motivuar pas kësaj ndeshje”, deklaroi Bardhi.

You Might Also Like