SPORTI

Lena Osmani dhe Dilon Latifaj, nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në mesin e shpresave të vitit 2023 në sportin gjilanas

Dy nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Dilon Latifaj (volejbollist) dhe Lena Osmani (pingpongiste) janë futur në mesin e dhjetë sportistëve të Gjilanit,  të konsideruar shpresa të vitit 2023, nga të cilët priten edhe shumë rezultate të tjera të mëdha.

Lena Osmani (pingpongiste) është kampione e shumëfishtë e Kosovës në disa kategori, kurse bashkë me shoqet e saja të shkollës ajo edhe sivjet mëton titullin e më të mirave në sportin shkollorë në Kosovë, ngase veç tashti janë kampione regjionale.

Dilon Latifaj (volejbollist) me hapa të sigurt po marshon drejt ekipit të parë të KV Drita, që garon në Supeligën e Kosovës në Volejboll, derisa me ekipin e tij të shkollës, vitin e kaluar ishin shpallë kampionë në Garat Shkollore të Volejbollit në Kosovë.

Për këto rezultate, ata janë pritur nga drejtori i Gjimnazit Natyror  “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, i cili u ka uruar suksese edhe në të ardhmen, derisa Blerim Shala, profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit, si dhe trajner i këtyre ekipeve ka thënë se edhe sivjet janë shpallur  kampionë rajonalë në sportet ku garojnë Lena dhe Diloni dhe synojnë që edhe këtë vit të shpallen kampionë në nivel vendi.

You Might Also Like