Gjilan

Lutfi Haziri kërkon zbardhjen e rasteve të Astrit Deharit e Agon Musliut

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh nënkryetar ui LDK-së ka kërkuar nga institucionet e shtetit zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit dhe të Agon Musliut, të dy këta humbën jetën në institucione të shtetit.

‘Kryeministri i Republikës, Qeveria dhe Kosova po kërkojnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit. Ne i bashkangjitemi thirrjes dhe përveç zbardhjes së rastit për Astritin, kërkojmë që të zbardhet edhe rasti i vdekjes së Agon Musliut. Drejtësi edhe për Agonin, i cili në objektin qeveritar, i ndaluar për karantinë, e humbi jetën, duke na tronditur të gjithëve!’, ka thënë Haziri.

You Might Also Like