Skuadra e Pejës ka regjistruar një fitore të lehtë ndaj Dritës, duke e mposhtur me rezultat të thellë 125-71.
Peja në këtë ndeshje ka dominuar totalisht ashtu siç është pritur.
Duke shënuar 125 pikë, Peja u bë skuadra me më së shumti pikë të shënuar një një ndeshje në këtë stinor, derisa për herë të dytë pas 13 ndeshjeve të luajtura e kaloi shifrën e 100 pikëve.
Dardan Berisha me 32 pikë e 7 kërcime ishte më i dalluari te Peja, derisa u ndihmua edhe nga Stephen Maxwell me 23 pikë dhe Erdem Ilter me 12 pikë, 11 asistime e 8 topa të rrëmbyer.
Te Drita u veçuan Isiah Johnson me 21 pikë e 10 kërcime dhe Qëndrim Demi me 12 pikë e 11 asistime.
Peja me 8 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e tretë në Superligë, derisa Drita është skuadra e vetme pa fitore dhe ka 13 humbje deri më tani.