Futboll

Munishi: Tentuam, krijuam shumë raste, por nuk e shfrytëzuam asnjë

Humbja nga Dukagjini me rezultat 2:0 edhe më shumë ka zbehur gjasat e Gjilanit që të shpallet kampion.

Ismet Munishi, kryetrajner i Gjilanit pas ndeshjes ka deklaruar se ai është trajneri më i mirë e nuk është karizmatik.

“Dukagjini bëri ndeshje të mirë. Ne po kultivojmë frymë sportive. Tentuam, krijuam shumë raste, por nuk e shfrytëzuam asnjë. Në pjesën e parë nuk isha i kënaqur. E patëm vështirë t’a kthejmë rezultatin. Te ne po ndikojnë disa faktorë. Është koha e fundit që të ndreqet futbolli, le të del më i miri kampion”, ka thënë Ismet Munishi, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like