LAJME

“Java e Psikologjisë” u përmbyll me tri tema të prezantuara nga nxënëset e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Shumë aktivitete me nxënës nga lëmi të ndryshëm janë mbajtur e po mbahen në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, shkollë lidere kjo jo vetëm në komunën e Gjilanit, por edhe më gjerë.

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur aktiviteti fundit i “Javës së Psikologjisë” i organizuar nga psikologia e shkollës znj. Kaltrina Jetishi, ku nxënëset tona prezantuan tri ndër temat më aktuale në shoqërinë tonë.

“Mentaliteti Patriarkal” u prezantua nga nxënëset Andolena Veseli, Anila Zuzaku dhe Elsë Ibrahimi.

“Pabarazia Gjinore” ka qenë temë që është  prezantuara nga nxënëset Berina Rahimi, Dea Beqiri dhe Jona Beqiri.

“Trashëgimia pronësore” u prezantua nga Taulantina Xhyrishevci, Rinesa Shala dhe Tringa Shkodra.

Në këtë aktivitet e pranishme ishte edhe zyrtarja nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Majlinda Hoxha, sikurse edhe profesoreshat Besiana Gagica dhe Festa Demiri.

Ky aktivitet është moderuar nga nxënësja Aurel Shala.

You Might Also Like