Gjilan

Togeri i Policisë së Kosovës që pushtoi Kampin Everst BC në lartësinë 5364 metra

Nga të gjitha majat më të larta që i ka rruzulli tokësor, shumica prej tyre gjenden në Nepal, vend ky i Azisë, që shtrihet në mes të Kinës dhe Indisë. Sa e sa përpjekje janë bërë për të pushtuar këto maja të larta ngjitas me re e edhe mbi to e për të bërë një gjë të tillë duhet përgatitje e madhe, mund e sakrificë.

Një gjë e tillë i shkoi ndoresh edhe një alpinisti nga Gjilani, togerit të Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, i cili është zëdhënës i kësaj policie për Rajonin e Gjilanit, shkruan kryelajmi.com

Ai, së bashku me një grup të përbërë nga gjashtëmbëdhjetë alpinistë e ku ishin të përfshirë edhe dhjetë persona vendorë kanë realizuar sfidën e radhës dha janë ngjitur në Kampin Everst BC në lartësinë 5364 metra. Grupi përbëhej nga tetë kosovarë, shtatë shtetas shqiptarë dhe një nga Turqia. I tërë ky grup ia doli suksesshëm që të ngjitet në majën e synuar EBC.

“Për të arrit qëllimin është dashur të përshkojmë një shteg prej rreth 130 kilometra (vajtje -ardhje), ngjitje e tatëpjeta, duke kaluar dhjetëra fshatra, kodrina, fusha me vegjetacion të theksuar, shtigje e shkallë më gurë për të arritur në majën Nangkartshang 5080 metra që llogaritet të jetë fshati ma i lartë në Botë ku jetojnë njerëz e më pas edhe në Everest Base Camp 5364 metra”, nis rrëfimin e tij togeri Ismet Hashani, teksa kujton se rrugës kishin takuar me dhjetëra e qindra turistë nga e mbarë bota, kultura, kombe e fe të ndryshme, nga Evropa dhe Azia e largët, si dhe banorët vendas të cilët kryesisht bartnin çantat jo të lehta të turistëve!

“Ata aktivizonin edhe kafshët për të bartur gjëra të ndryshme, pasi që fshatrat nuk kishin rrugë automobilistike! Ajo, që i karakterizonin tek këta njerëz, ishte qetësia e brendshme shpirtërore që kishin në veten e tyre! Përkundër punës së rëndë që kryenin, nuk ankoheshin për asgjë dhe ishin tepër miqësorë me ne! Ne vizituam edhe Tempullin Tibetian, por edhe vendet dhe muze të ndryshëm dhe nga afër pamë ritet dhe kulturën e tyre! Ishte një emocion i veçantë të shihje Everestin në një vijë ajrore jo më larg se 10 – 15 km, majën Lotse, Ama Dablam etj! Në përgjithësi, aktiviteti ishte bukur sfidues, shumë interesant, përvojë e re”, thekson Ismet Hashani, duke shtuar se  ky aktivitet zgjati përplot 11 ditë, ku tetë ditë ishin ngjitje dhe tri ditë kthim mbrapa!

Ai nuk la pa falënderuar të gjithëve për urimet, përkrahjen dhe kurajon e dhënë! “Faleminderit 1. Ali Obertinca 2. Adriatik Gacaferi 3. Saimir Kablaj 4. Ismet Hashani 5. Irena Rako 6. Xhevit Hysenaj 7. Berat Rexhepaj 8. Ertrit Xaxi 9. Endrit Nura 10. Gjergji Çërra 11. Beti Njuma 12. Imer Mushkolaj 13. Arben Hetemi 14. Adriatik Gacaferri 15. Arben Bytyqi 16. Cedim Çetin dhe të gjithë pjesës së Grupit për përkrahjen e pa ndërprerë që ma dhanë në çdo hapë bukur sfidues për mua, por edhe për këtë organizimin perfekt!

Grupi, në kthim fluturoi për Kathmandu, nga aeroporti më i frikshëm në Botë, Lukla, më pas për Stamboll. Rrugëtimi nga Prishtina për Stamboll mbi një orë fluturim, nga Stambolli- Katmandu mbi shtatë orë fluturim si dhe nga Katmandu deri në Lukla me avion të vogël rreth 35 minuta.

Pushtimi i shumë majave të rajonit dhe i kësaj maje nuk do të jetë i fundit, togeri Ismet Hashani ka synime edhe më të mëdha./kryelajmi.com/.

You Might Also Like