Pak orë pasi u zyrtarizuar largimi i tij nga FC Drita, Astrit Fazliu është prezantuar tek skuadra e re.
Futbollisti i njohur ka arritur marrëveshje me FC Ferizaj, skuadrën e qytetit të tij, shkruan Gazeta Olle.
Sulmuesi, me bardhekaltrit ka nënshkruan kontratë për edicionin 2022/23.
Ferizaj ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit kosovar, dhe transferimi i Fazliut është “goditja” e parë në merkato për ferizajasit.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
Astrit Fazliu është zyrtarisht bardh e kaltër!
Sulmuesi Ferizajas ka nënshkruar kontratën me klubin tonë për sezonin 2022/23.
Fazliu ka përvojë të gjatë në futbollin Shqiptarë dhe Maqedon, dhe se në karrierën e tij ka qenë pjesë e FC Ferizaj, FC Prishtina, Shkendija, Partizani, Ferronikeli , Drita etj.
/Gazeta Olle/