Sportet me dorë

Loresa Avdyli mbetet te KV Drita edhe për një vit

Njëra ndër lojtaret më të mira të KV Drita, Loresa Avdyli, ka nënshkruar kontratë të re me KV Drita, e cila e mbanë atë te klubi gjilanas edhe për një vit.

Të rikujtojmë se KV Drita sivjet është shpallur kampione e Kosovës në volejboll e Loresa Avdyli ishte ndër më meritoret në këtë sukses:

Ja postimi i plotë i KV Drita

KV DRITA fillon te kompletoje ekipin per stinorin e ardhshem.

Vazhdojme me prezentimin e pare per stinorin e ardhshme…

Ekipit tone i rine besnike numri 4 e cila shkelqeu ne ndeshjet finale si dhe anetarja e Kombetares se Kosoves Loresa Avdyli

Loresa sot nenshkroje kontrate 1 vjeqare per Driten tone.

Loresa erdhi te Drita nje vite me pare me te vetmin qellim te fitoj trofe, gje te cilen e arriti duke fituar Superkupen 2021, Kupen e Kosoves 2022 dhe Titullin Kampion 21/22.

Loresa dhe Drita se bashku kane prap pk te njejtat qellime qe te fitojne qdo trofe te mundshem dhe te paraqiten sa me mire ne garat Evropiane.

Loresa luane ne poziten e Korrektores dhe eshte nje nga ‘e te mirat qe ka Kosova.

Kariera e Loreses:

Hapat e pare te volejbollit i filloje ne moshen e re te ekipi i KV Ferizaj nga Ferizaj duke qene nje nder shtyllat kryesore te ekipit Ferizaj,

Loresa vazhdoj karrierren ne Prishtine te KV M-Technologie duke arritur te fitoje Kupen e Kosoves 2021 dhe duke luajtur ne Finale e madhe te Play-Off 20/21

Nga shtaeori i vitit 2021 ju bashkangjit Dtites ku akoma gjindet.

Vazhdojme tutje Kampione.

You Might Also Like