Zyra e tatimit në pronë i bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime mbi 300 euro ndaj komunës së Gjilanit, të kryejnë pagesat deri më 30 qershor.
Ata tatimpagues të cilët nuk e kanë mundësinë e pagesës së tërësishme të borxheve të tatimit në pronë, ju ofrohet mundësia e marrëveshjes për pagesë deri në 24 këste mujore.
E nëse tatimpaguesit që kanë mbi 300 euro borxhe nuk bëjnë pagesën ose nuk paraqiten për të bërë marrëveshje, atëhere komuna e Gjilanit është e detyruar të veprojë sipas ligjit ligjit nr.06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme dhe rregullores nr.07/2021 mbi pezullimin e shërbimeve komunale. Poashtu komuna fillon zbatimin e masave të mbledhjes së detyrueshme, duke filluar me dërgimin e njoftimit përfundimtar dhe vendimin për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara përmes përmbaruesit.
Inkasimi i mbi 12 milion euro borxhe që kanë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit për tatimin në pronë, është obligim i ynë ligjor dhe institucional, por që do të ndikojë drejtëpërdrejtë edhe në mundësinë e rritjes së investime kapitale në shumë projekte në interes të qytetarëve dhe bizneseve tona, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa – Gjilan