Futbollisti Meti Useini ka ndarë rrugët me Gjilanin. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë futbollisti, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar:
Faleminderit dhe mirupafshim,
Ndarjet nuk më pëlqejnë, por unë dua ta bëj një të veçantë, për klubin i cili ishte sikurse shtëpia ime e dytë.
Faleminderit SC Gjilani për tri vite të mrekullueshme, për momentit e mira dhe ato më pak jo të mira.
Faleminderit presidentit Florim Zuka, drejtorëve, stafit, trajnerëve me të cilët kam punuar, bashkëlojtarëve dhe tifozëve “Skifterat” për gjithë mbështetjen e madhe të dhënë.
Nga zemra ju uroj shumë suksese në Evropë dhe kampionatet në vazhdim.
I juaji Meti