Mbahet dëgjimi publik në Zhegër me banorët e fshtrave të grykës së Karadakut
Sot është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023 me banorët e fshatrave Zhegër, Lladovë, Llashticë, Nasalë, Shurdhan dhe fshatrat tjera të Karadakut.
Përfaqësuesit e këtyre fshatrave kanë paraqitur kërkesat dhe propozimet për projekte në këtë rajon të rëndësishëm, për investime në infrastrukturë dhe në turizëm si një mundësi e mirë për rritjen e perspektivës për këtë zonë të Gjilanit.
Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të investimeve sipas mundësive që ka dhe prioriteteve të secilit vendbanim, që burojn nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Në vitin 2023 do të fillojnë investime të reja në shumë projekte të cilat do të propozohen në planifikim të buxhetit dhe që do të miratohen në Kuvendin Komunal të Gjilanit.