Gjilan

Arjeta Rexhepi shpalos para aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes, platformën për udhëheqjen e strukturave Gratë për VETËVENDOSJE!

Sot kisha kënaqësinë ta shpalos para aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes, platformën për udhëheqjen e strukturave Gratë për VETËVENDOSJE!

Rrugëtimi i grave në LV për barazi sociale ka një historik të gjatë dhe i jep kuptim më të thellë përpjekjes sonë për t’i parë kauzat e barazisë të bëhen realitet në shoqërinë tonë. Vet themelimi i GVV (Gratë për VETËVENDOSJE!) është paramenduar si vazhdimësi e kësaj përpjekjeje të gjatë për të krijuar hapësirat e nevojshme që gratë dhe vajzat të jenë të përfaqësuara në të gjitha strukturat e Lëvizjes, e kauzat e tyre të bashkërendohen me veprime të qarta edhe në mandatet qeverisëse.

VETËVENDOSJE! do të thotë Lëvizje e gjerë, struktura të reja, drejtim progresist dhe organizatë e fuqishme.

Ju ftoj të gjithëve të votoni në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, këtë të diel të 25 shtatorit, e të përmbyllim procesin zgjedhor suksesshëm.

You Might Also Like