Viti

Komuna e Vitisë dhe INDEP do të vazhdojnë bashkëpunimin në kuader të Agjendes 2030

Komuna e Vitisë dhe INDEP janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Agjendës 2030.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Organizatës INDEP në krye me Burim Ejupin.

Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Agjendës 2030, konkretisht në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ( OZHQ).Në takim u theksua se dy palët janë të interesuar të vazhdojnë dhe shtrijnë bashkëpunimin në këtë fushë. Ndryshe Vitia deri me tani ka bashkëpunuar me komunën gjermane Kirchhain në realizimin e disa objektivave.Aziz Zuka

You Might Also Like