Vllaznia e Pozharanit ka nxjerrë një pikë të artë në ballafaqim me Vushtrrinë dhe sigurt po marshon drejt pozitës që siguron mundësinë për inkuadrim në rang më të lartë të garave.
Ekipi i Vllaznisë i pari ia ka dalë që të shënojë nëpërmjet Kallabës, i cili ka shënuar një çerek ore para se të përfundojë ndeshja, por vendasit u nxorën krejt në fund të ndeshjes, kur ia dolën të shënojnë dhe barazuan rezultatin në 1:1.
Në xhiron e radhës, Vllaznia e pret Deçanin. Tashti, me këtë pikë të fituar, Vllaznia renditet në pozitën e tretë me pesë pikë më pak se Vllaznimi që është i dyti, por me tri pikë me shumë se Dukagjini, që është i katërti.