Futboll

As Vllaznia e as Kika nuk arrijnë fitore, barazojnë në fushë të tyre

Vllaznia e Pozharanit assesi nuk po mund t’i ik fundit të tabelës. Pozharanasit edhe këtë të diele nuk kanë mundur të shënojnë fitore, duke barazuar në fushë të vet me Vjosën e Shtimjes me rezultat 3:3.

Për Vllazninë kanë shënuar Elbasan Jakupi, Jurgen Gjini e Kujtim Pira, por tre gola të shënuar nuk kanë mjaftuar për fitore, ngase ekipi i Vllaznisë gjithashtu pësoi tri herë.

Me rezultat të barabartë ka luajtur edhe ekipi tjetër nga Anamorava, Kika e Hogoshtit, që luajti baras me KF Ramiz Sadikun nga Prishtina. Kjo ndeshje është mbyllur me rezultat të barabartë 2:2. Golashënues për Kikën ishin Lirian Ferati dhe Art Ramadani. KF Kika ka falënderuar tifozët për përkrahjen e pandalshme gjatë tërë 90 minutave.

/kryelajmi.com/.

You Might Also Like