Gjilan

U prezantuan masat që do të zhvillohen në kuadër të Pakos Emergjente të Bashkimit Evropian

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mori pjesë në takimin që kishte për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi u prezantuan masat që do të zhvillohen në kuadër të Pakos Emergjente të Bashkimit Evropian, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të gjitha komunave. Përveç kësaj, në këtë takim u diskutua edhe për masat e efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore të destinuara për banim social.
Ndryshe, në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrat Murati e Krasniqi, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Alessandro Bianciardi si dhe Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili.

You Might Also Like