Futboll

Fund i rrufeshëm i Dritës

 Me shpresa për pikë të plota, Drita që po lufton për vendin e parë dhe  Ferizaj që po lufton për mbijetesë e kanë nisur ndeshjen në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Për Ferizajn, ndeshja ka nisur shumë keq, ngase që në minutën e nëntë ferizajasit kanë ngelur pa portierin Rexhepi, që jashtë    gjashtëmbëdhjetëmetërshit ka intervenuar në mënyrë të palejueshme dhe është ndëshkuar me karton të kuq. Është dashur që një lojtar të largohet nga loja, për t’u futur në fushë portieri rezervë Bajraktari.

Drita me një lojtar më shumë në fushë, pati më shumë nga loja, por pa ia dalë të shënojë.  Në anën tjetër, Ferizaj është mbrojtur mirë dhe e ka lënë rrjetën të paprekur.

Në minutën 61, Jashari gjuajti nga largësia, por portieri i Ferizajt Blendi Bajrktari me një intervenim të shkëlqyeshëm e ndali gjuajtjen e tij. Tre minuta më pas Halili për pak sa nuk shënoi autogol, por portieri i tretë i Ferizajt, Bajraktari për mrekulli e dëboi topin mbi shtyllë. Në mi minutën 70, Sadriu shpërtheu nga e djathta, mbrojtja e Dritës ishte e ngathtë, kurse Islami gjuajti fort, por Smakiqi priti. Në minutën 75 pati një rast kontestues, kur Ardit Tahiri e futi topin në rrjetën e zbraztë e gjyqtarët për një kohë të gjatë shikuan sistemin Var se a pati faul në portierin dhe në fund vendosën se goli ishte i rregullt 1:0.

Selami pati rast të shënojë në minutën 90, por gjuajtja e tij shkoi jashtë e gjyqtari dha 10 minuta lojë shtesë, por që në minutën e dytë të shtesës, pasa një gabimi të portierit Bajraktari që doli pa nevojë, Selmani e shfrytëzoi rastin dhe e futi topin në portën e zbraztë për 2:0. Edhe Simonovski mundi të shënojë në minutën e gjashtë të shtesës, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës. Bashkëpunimi Tahiri – Simonovski solli golin e tretë për Dritën, të cilin e shënoi Marko Simonovski pasi që është shërbyer më së miri nga i riu Tahiri./kryelajmi.com/.

You Might Also Like