?
E nderuara familja Korrani ,
Më pikëlloi pa masë, lajmi i sotëm, që kësaj bote i dha lamtumirën, babai i Heroit të Kombit, Mejdi Korrani, Avdulla Korrani.
Avdullahu, si shumë baballarë në Kosovë, i dha lirisë, birin e tij. Dhembje për ne, për familjen, për familjarët e dëshmorëve e organizatat e luftës së UÇK-së, që humbën një njeri të urtë e fisnik siç ishte i ndjeri.
E nderuara familja Korrani, në emrin tim personal dhe të institucioneve komunale, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë dhe gjithë familjen e gjerë.
Pushoftë i qetë në tokën për të cilën djali tij dha edhe jetën! A.Zuka