Gjilan

Promovohet partneriteti polici-qytetarë

 
 
 
Gjilan, 06 qershor 2023
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan sot më datë: 6 qershor 2023, Njësiti i Policisë në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan në bashkëpunim me Drejtorinë e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim, OSBE, autoritetet komunale në Gjilan kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të “javës së sigurisë në komunitet”.  Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është promovimi i partneritetit Polici-Qytetar dhe rolit të Forumeve të Sigurisë.
Gjatë këtij organizimi në qender të qytetit të Gjilanit me përfaqësues të Komitetit Lokal për Siguri Publike, zyrtarë policor, nxënës, student, përfaqësues të organizatës rinore-ROR qytetarë të tjerë, ku interesimi ishte i knaqshëm dhe në drejtim të Policisë u parashtruan pyetje të ndryshme duke bashkëbisedua për tema që ndërlidhen me sigurinë.
Gjithashtu në kuadër të këtyre aktivitetetve të cekura u organizua edhe kuizi i diturisë me theks njohuritë në fushat e policimit në bashkësi, siguria në trafik, bullizmi dhe dukuritë tjera negative.
Policia e Kosovës shpërndau fletushka me përmbajtje vetëdijësuese, ndërsa nga OSBE u ndanë dhurata.

You Might Also Like