OPINION

Një nismë e mbarë, për vënien e gurëthemelit të restaurimit të shtëpisë muze të UÇK-së, në ditëlindjen e bashkëluftëtarit dhe dëshmorit të parë të Brigadës 171 “Kadri Zeka”, heroit të kombit, Pajazit Ahmetit, në Zhegoc

Një nismë e mbarë, për vënien e gurëthemelit të restaurimit të shtëpisë muze të UÇK-së, në ditëlindjen e bashkëluftëtarit dhe dëshmorit të parë të Brigadës 171 “Kadri Zeka”, heroit të kombit, Pajazit Ahmetit, në Zhegoc.
Shkruan: Ahmet Isufi, ish-komandant i ZOK-ut
Me Pajën dhe Faik Ahmetin, që në ditët e para të luftës, vumë kontaktet dhe krijuam kushtet për të shtrirë aktivitetin luftarak gjithandej malësisë Zhegocit. Ai, nuk do të ndalet për asnjë moment në furnizimin me armë, angazhimin për mobilizim të të rinjëve në luftë si dhe përcjelljen e luftëtarëve dhe përfaqësuesve të luftës nga zona në zonë. Krejt ky angazhim, do të ndikojë që e tërë lagja të shëndrrohet në bazë të fortë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku do të vendoset edhe Shtabi i Zonës Operative të Karadakut.
Me ndihmën e Pajazit Ahmetit dhe bashkëvendasve të tij do të përsëritet tradita e besës dhe bujarisë, trimërisë dhe krenarisë si dhe përtërirja e emrit të Pajazitit të parë duke çuar në vend amanetin e tij.
Paja ishte i pari ndër të parët dhe i pari do të niset për tu dalë në mbrojtje shokëve që ishin në istikame, pasi kishte filluar ofanziva e ashpër e 15 prillit të vitit 1999. Ai me bashkëluftëtarin Afrim Myrtaj do të bien në pritë, në një përleshje grykë për grykë ku do të bie dëshmor ndërsa Afrimi do të plagoset rëndë, por do t’i përballojë plagët.
Kjo nismë, pikërisht në ditëlindjen e heroit, jep mesazhin e qartë se vlera e lirisë rritet kur e kaluara fisnikërohet me vepra si kjo sot e që në të ardhmen lagjja e cila ishte çerdhja e UÇK-së, bëhet kompleks memorial në mbrojtje të shtetit.
Lavdi Heroit të Kombit, Pajazit Ahmeti-Pajës!
Të gjithë atyre që kontribuan për të filluar këtë punë fisnike, faleminderit!

You Might Also Like