Te ndryshme

U formua nëndega e AAK-së në Neumarkt in der Oberpfalz (Bayern)

Ndihem i lumtuar që sot formuam Nëndegën e AAK-së në Neumarkt in der Oberpfalz (Bayern).
Kryetar i kësaj nëndege u zgodh Rexhep Kelmendi, nënkryetar Armir Orllat dhe sekretar Nasuf Bekteshi.


Në këtë kuvend të pranishëm ishin gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, kryetari i Degës së AAK-së në Bavari, Selim Hoti, si dhe shumë aktivistë e përkrahës të AAK-së.


Falënderoj strukturat e AAK-së në Gjermani për punën e palodhme, si dhe liderin Ramush Haradinaj për mbështetjen e vazhdueshme.

Ukë Blakaj, kryetar i degës së AAK-së për Gjermani

You Might Also Like