Në qendër të Gjilanit, në platonë para Teatrit të Qytetit, në Sheshin “Agim Ramadani” sonte (e mërkurë) para publikut gjilanas do të paraqitet grupi i mirënjohur Elita 5, i cili pas një periudhe relativisht të gjatë do të përfermojë në këtë qytet. Pjesë e këtij koncerti do të jenë edhe këngëtari i mirënjohur gjilanas Naser Berisha dhe këngëtari Hekuran Kryeziu.
Ky koncert festiv që organizohet nga komuna e Gjilanit do të mbahet në kuadër të “Ditëve të diasporës”, ku përpos pjesës muzikore është përcjellë edhe me aktivitete të tjera./kryelajmi.com/.