Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e javës së 12-të.
Kryendeshja e xhiros do të zhvillohet ndërmjet Ballkanit dhe Dritës në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor në këtë takim, ndërkaq do të ndihmohet edhe nga dyshja Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani.
Orari, çiftet e plota dhe delegimi i gjyqtarëve:
E mërkurë:
Gjilani – Feronikeli ’74 (Isak Cervaniku, Besnik Morina, Meriton Berisha)
Malisheva – Prishtina (Erdall Zasella, Edmond Zeqiri, Faton Jakupi)
Ballkani – Drita (Mervan Bejtullahu, Fatlum Berisha, Hekuran Osmani)
E enjte:
Llapi – Fushë Kosova (Mentor Ajeti, Bujar Selimaj, Bashkim Hyseni)
Liria – Dukagjini (Eridon Podvorica, Arbnor Bullatovci, Enis Bejtullahu).