Futboll

Një gjyqtar nga Gjilani do të ndajë drejtësinë në kryendeshjen Prishtina – Drita

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka deleguar me short sot (e enjte) gjatë ditës gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Java e 15-të zhvillohet në këtë fundjavë, me një ndeshje të paraparë për të premten dhe nga dy ndeshje për të shtunën dhe dielën.

Të premten luajnë Malisheva-Ballkani, ku gjyqtar kryesor do të jetë Erdall Zasella, ndërsa anësor Fatmir Sekiraqa dhe Altin Zhegrova. Eridon Podvorica është gjyqtar i katërt, ndërsa Dardan Çaka dhe Fatlum Berisha në VAR.

Të shtunën janë dy ndeshje. Fushë Kosova-Dukagjini dhe Feronikeli ’74-Liria. Në të parën do të gjykojë Mentor Ajeti me ndihmës Lumturije Muhadri dhe Peci, ndërsa në të dytën Bardh Ajeti kryesor me Bujar Selimaj dhe Pashtrik Burrinë anësorë.

Në ndeshjen e parë, Vigan Iberdemaj do të jetë i katërt dhe Visar Kastati e Gzim Mehmeti në VAR, ndërsa në ndeshjen e dytë Isak Ceroviku gjyqtar i katërt me Burim Jahmurataj dhe Fatlum Jashari në VAR.

Të dielën zhvillohet derbi i javës Prishtina-Drita dhe ndeshja tjetër interesante Gjilani-Llapi. Në derbi gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu me anësor Edmond Zeqirin dhe Hekuran Osmanin, ndërsa në ndeshjen tjetër do të gjykoj Genc Nuza me anësorë Arbnor Bullatovci dhe Bekim Rama.

Në derbi, Ardit Halilaj do të jetë gjyqtar i katërt me Ilir Mehmetin dhe Granit Hysenin në VAR, ndërsa Egzon Dakaj do të jetë i katërt me Alban Shalën dhe Meriton Berishën në VAR. /Gazeta Olle/

You Might Also Like