Gjilan

Arsim Vranovci i bënë thirrje Këshillit të Biznesit të Rajonit të Gjilanit që të mbështesin mediet lokale

Presidenti i Këshillit të Biznesit të Rajonit të Gjilanit, Arsim Vranovci, u bën thirrje të gjitha bizneseve të rajonit të Gjilanit që të mbështesin mediat lokale duke reklamuar produktet e tyre, veçanërisht gjatë sezonit të festave.

Arsimi Vranovci, në rolin e tij si drejtues i Këshillit të Biznesit, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes bizneseve dhe mediave lokale në Gjilan. Duke e quajtur një simbiozë të rëndësishme për zhvillim e mëtejshëm ekonomik të rajonit të Gjilanit, ai inkurajon bizneset lokale që të përdorin këtë kohë të festave të fundvitit si një mundësi për të promovuar produktet e tyre në gazetat, radiot dhe televizionet lokale, duke rritur kështu plasimin e produkteve të tyre tek qytetarët e rajonit të Gjilanit dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar mediat lokale.

Duke ditur se mediat lokale luajnë një rol të rëndësishëm në përcjelljen e informacionit tek qytetarët e Gjilanit dhe ofrojnë një platformë të rëndësishme për të gjitha fushat përmes raportimeve të tyre eshte shumë e rëndësishme që ky potencial i tyre të shfrytëzohet nga bizneset për zhvillim të mëtejshëm të veprimtarisë së tyre,

Sipas Presidentit Arsim Vranovci, përdorimi i mediave lokale nga ana e bizneseve është një hap i rëndësishëm në avancim të biznesit por edhe rritjes së ekspozimit të bizneseve tek qytetarët gjilanas si dhe të produkteve dhe shërbimeve lokale gjatë gjithë vitit por veçanërisht gjatë sezonit të festave të fundvitit. Ai thekson se një bashkëpunim i tillë është i rëndësishëm për krijimin e një simbioze të fortë mes bizneseve dhe mediave që do ndihmoj edhe në zhvillimin e ekonomisë së Gjilanit.

Me mantrën “Bashkë për një Gjilan më të fortë” dëshirojmë të përçojmë mesazhin se, duke përkrahur njëri-tjetrin, ndërtojmë së bashku një rrugë drejt zhvillimit dhe mirëqenies të për të gjithë.

You Might Also Like