Shefik Surdulli
Kapedan, more
Sot
Dardanisë
i dha një dritë si bilur
Kadri Zeka
si Gjergji
në Arbëri dikur
Sot
nga qielli retë ikën
u shpërndanë
Dritë
natës me i dhanë
Kapedanin me pa
tek po vjen
Hijerandë
Ta dini
sot nuk ka gjamë
Ai
ka mall
për Gjilan
për shokët
Pë Atin me nishan
Kapedanin
Mos me trazue
Udhë të largët ka ba
Andrrën e moçme
me zgjue.
shs /17 Janar 2024
(Përshtatur, me rastin e inaugurimit të shtatores së heroit Kadri Zeka, në Gjilan)