OPINION

Leter dashamirëse (pa petkun politik)

Leter dashamirese ❤️
(pa petkun politik)
 
Sage konkursesh
Shumica fjalen ‘saga’ e kane degjuar nga filmi me fame ‘Twilight Saga’, por kjo daton qysh moti nga vendet skandinave qe ju referohet kengeve popullore te Islandes, duke i kenduar heroizmit apo figurave te medha heroike.
Ky nuk eshte kuptimi i vetem padyshim, ajo qe me intereson eshte shtjellimi i sages se ndodhive te njepasnjeshme, nje serie incidentesh, kryesisht me kuptim negativ, por jo gjithmone!
Dhe fatkeqesisht e kam te njohur kete sage ‘deshtimesh’, anipse pas prishjes se koalicionit.
Pse deshton, do te thoshin tjeret? Ne jete pergjithesisht e zakonisht deshton kur nuk beson aspak, kur beson shume, kur nuk di kujt ti besosh, apo kur udheheqesh nga ndjenja e inatit patologjik akut.
Kur kete e kuptojne te tjeret te godasin edhe me forte, sepse te tille jane, gjuajne nen brez. Luajne me ndjenjat, me perkushtimin e sinqeritetin… Une keshtu nuk dua dhe nuk di, thene te verteten, anipse me ta paskam punuar mjaftueshem!
Sa keq qe jemi bere shoqeri e tille. Sa keq qe ‘fleksibiletin’ ne konotacion negativ e lartesojme… Keshtu po behet, keshtu po veprohet!
Kur mendoj qetesisht, per keto tipare te mia nuk me mbetet te bej asgje me shume pos t’i fajesoj prinderit e mi… Po si ti fajesoj kur tash vet jam nene, e po mendoj si mund ta edukoj keq qenien me te mire te botes, si t’ja humbas pasterine e pafajesise per njerez te keqinj?! Prandaj, s’po e shtjelloje me gjate, e kuptoni besoj… Ndonjehere frikesohem qe do te ndeshkohemi nga perendia per kete qasje, sjellje, veprime e inate! Po dhe do te behet…
Meqe jemi si jemi, duhet te punohet vetem drejte. Absolutisht vetem drejte. Ndonese te tjereve s’ju pelqen te qenurit direkt, eshte forma me e mire, keshtu i shpeton sages, anipse mbetesh i/e keqe!!! Pak rendesi ka…
Madje e provova edhe une. Nuk eshte ndjenja me e mire kur bashkepunetoret te shajne, kur ata qe i ke veçuar (sepse rolin e kane luajtur mire), i ke vene te paret e i ke kuptuar e besuar, prap te shajne…
Prandaj i dashur kryetar, te lutem me dashamiresi mos gabo me. Puno pa u ndikuar e kalkuluar, sepse na shkoj rinia huq!
Pyet paraardhesit e tu si ndjehen tani kur ata qe ju kane ndihmuar e shajne poshte e larte? Kur atyre qe ju kane ofruar ndihme e respekt tashme i shajne, dhe vine tek ju per te gjetur ngushellim.
Mos i degjo. Te lutem!
Anuloje edhe kete konkurs, pusho nje kohe nga kjo sage e krijuar, sepse njerezit te duan per aq sa ju duhesh, e pastaj çdo pergjegjesi tjeter bie mbi ju.
Sa keq behet kur njerezit shfrytezojne afersine fizike. Ke qelluar me dike fizikisht afer, qofte edhe me zyre, e thone e kam shoqe, e kam shok, eshte pune e kryer. E ti nuk di gje! Keshtu nuk e kam ditur…!
Kujtoj konkursin e pare, kur une isha me e mira, s’kishte si une, kur puna kishte mbetur vetem tek une, se te gjithe ju e kishit kryer! Adresat e motrave e vellezerve qe ne i kishim avanuar (i hapen keto tema, luan loje me neve e organizuan komisione).
Genjejne! Mos ju beso. Prap keshtu veprojne!
E kane per tu ndjere te VETAKTUALIZUAR! S’kane mundur vet, gjejne mekanizma te tjere! Me beso!
Te shajne poshte e larte, pastaj nuk te njohin! Keshtu kane bere me te gjithe, keshtu do te bejne edhe me ty! Jane servile, nuk e dine çka eshte uni, e madje as burreria!
E di sa veshtire eshte ta arsyetosh te paarsyeshmen!
Mos i degjo! Anuloje! Sot pashe ndryshim liste per nga radhitja, eshte shkelje ligjore te ndryshohet pas publikimit! Anuloje!
Mos i degjo ‘miqte’. Nuk i ke te tille! Madje as keta qe kane mbetur!
Nga ky kendveshtrim e keto ndjesi liber mund te shkruaj… Si dihet ndoshta edhe e bej!
Them me vete shume here, sa ndjej dhembje per ata qe dhane çdo gje qe ne te jemi te lire. Qe kaluan vitet me te bukura te rinise ne burgje, qe nuk pane kurre femijet e tyre tek rriteshin, ata te cilet hapen varret e familjareve ne male, qe te mund te iknin me shpejt nga krismat e plumbave…
O zot jemi akoma te pasheruar! Ndoshta dhe per keto arsye po veprojme keshtu!
O Perendi na udhezo! Na ruaj nga e keqja, nga dashakeqesia nga perulja!

You Might Also Like