Gjilan

LDK: Qeverisja e VV-së Gjilan do të mbahet mend për skandale, afera korruptive e keqpërdorime të mëdha!

Komunikatë e degës së LDK-së në Gjilan:
Qeverisja e VV-së Gjilan do të mbahet mend për skandale, afera korruptive e keqpërdorime të mëdha!
Me shqetësim të madh, Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka parë shkeljet e fundit të qeverisjes korruptive e skandaloze të Komunës së Gjilanit.
Imagjinoni, për hartimin e projektit integrues të sheshit, parkingut nëntokësor dhe objektit të administratës, i pari i ekzekutivit, sy më sy me kompaninë, ka negociuar kontratën në vlerë prej 196.500€. Për këtë tender ai as nuk ka bërë njoftim!
Ky projekt, kundërligjshëm i negociuar e kundërligjshëm i besuar, kundërligjshëm edhe mund të fillojë të implementohet, pasiqë është në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal në fuqi dhe me Ligjin e Planifikimit Hapësinor. Nuk e gjet askënd në Gjilan, as Shoqatën e Arkitektëve të Gjilanit për t’ia besuar këtë projekt, por duhej të vinin shokët nga Prishtina të negociojnë e të shpërblehen.
Do të mbaheni mend për skandale, afera korruptive e keqpërdorime!

You Might Also Like