Gjilan

Ilmi Mustafa ngushëllon familjen Shala

Ilmi Mustafa ngushëllon familjen Shala

Ilmi Mustafa, anëtar i Kryesisë së AAK-së në Gjilan dhe Gjermani, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Shala me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit të njohur dhe të respektuar, Mustaf Shala.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ilmi Mustafa theksoi se vdekja e Mustafë Shalës është një humbje e madhe jo vetëm për qytetin e Gjilanit, por për tërë Kosovën.

Ai e përshkroi Mustafë Shalën si një figurë të jashtëzakonshme, që me përkushtimin e tij të palodhur arriti të ndërtojë një karrierë të suksesshme si afarist, duke u bërë një emër i njohur dhe i respektuar në të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Mustafë Shala nuk ishte vetëm një afarist i suksesshëm, por edhe një humanist i madh, i cili gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmojë ata që kishin nevojë. Ai e fitoi respektin e të gjithë qytetarëve përmes veprimeve të tij bujare dhe përkushtimit ndaj qytetarëve. Me vdekjen e tij, Gjilani dhe Kosova humbin një prej bijve më të mirë, një njeri që la një gjurmë të thellë në jetën e shumë njerëzve.” tha Mustafa.

Në këtë moment të vështirë, Ilmi Mustafa shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Shala, duke iu uruar forcë dhe durim për të përballuar këtë humbje të madhe. “Jemi me ju në këtë kohë dhimbjeje dhe lutemi që shpirti i Mustafë Shalës të pushojë në paqe,” përfundoi Mustafa.

You Might Also Like