Te ndryshme

AAK, dega në Gjermani nis mobilizimin me bindje se do të rritet e fuqizohet edhe më shumë

Zgjedhjet në nivel qëndror po afrohen, kurse subjektet politike kanë nisur përgatitjet për to. Ndër to, AAK ka shtuar aktivitetet edhe në diasporë. Kështu në Gjermani, dega e AAK në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, sot mbajti mbledhje me kryesinë e Degës së AAK-së për Mein Kinzing Kreis, Landi Hessen.

Takimi u mbajt në zyren qëndrore të AAK-së në Fulda të Gjermanisë.

“Bashkëbiseduam për shtim të aktiviteteve dhe mobilizim të përgjithshëm për zgjedhjet e 9 shkurtit, me bindje se Aleanca do të rritet dhe fuqizohet edhe më shumë si rezultat i angazhimit edhe të bashkatdhetarëve”, ka thënë Ukë Blakaj, kryetar i degës për Gjermani.

You Might Also Like