Gjilan

Alban Hyseni, kryetar i komunës, publikisht fton në takim LDK-në, PDK-në dhe AAK-në

Ashtu siç kishte paralajmëruar dje në një konferencë me gazetarë, Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, ka ftuar në një takim publikisht dhe zyrtarisht në takim LDK-në, PDK-në dhe AAK-në edhe atë ditën e hënë në ora 9.00. Siç ka theksuar ai, në takim do të diskutohet tejkalimi i situatës së krijuar kohëve të fundit pas mosbartjes së mjeteve të buxhetit prej më tepër se 2,5 milionë euro.

Alban Hyseni, ka thënë se ky takim do të shërbejë si një platformë konstruktive për të bashkëpunuar me opozitën në dobi të qytetarëve të Gjilanit.

Në anë tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), subjekti më i madh në Asamblenë Komunale të Gjilanit, nëpërmjet shefit të grupit të këshilltarëve të LDK-së, Abdyl Aliu, në pyetjen e gazetarëve rreth kësaj ftese kanë theksuar se së pari e presin ftesën, atë do t’a lexojnë e shqyrtojnë e më pas do të marrin vendim.

Ndërkohë, dje në një konferencë shtypi me gazetarë, Alban Hyseni ka thënë se ftesa do të jetë e sinqertë, por se ai ka shprehur dyshimin se kësaj pritje do t’i përgjigjet opozita, sidomos LDK-ja.

Kjo është ftesa e Alban Hysenit, dërguar opozitës:

You Might Also Like