Futboll

SC Gjilani i gatshëm për ndeshjen ndaj Malishevës

Kanë përfunduar përgatitjet për duelin e radhës kampional, me FC Malishevën si kundërshtar për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligë.

Në një mot me ndryshime temperaturash, ekipi ka realizuar seancat stërvitore në fushën sintetike në Gjilan.

I gatshëm për këtë ndeshje pritet të jetë Kushtrim Shabani, i cili ishte i suspenduar për shkak të kartonëve në ndeshjen e fundit kampionale (FC Feronikeli ’74), ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës është gjithashtu e gatshme.

Atmosferë dhe ritëm i lartë ka mbretëruar gjatë gjithë javës me futbollistët të cilët janë të gatshëm për këtë ballafaqim.

Dueli ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit zhvillohet të dielen më 22 Shtator në stadiumin “Liman Gegaj” dhe fillon nga ora 15.00.

  

You Might Also Like