Gjilan

Fajin e gjen tek vetja dhe njerëzit përreth, jo tek opozita!

Komunikatë e degës së PSD-së në Gjilan
Kryetari Alban Hyseni po kërkon shpërndarjen e Kuvendit Komunal, thuase keqqeverisja dhe nepotizmi burimin e kanë aty e shpëtimi i Gjilanit është shpërndarja tij.
Për 3 vjet nuk ka arritur asgjë Alban Hyseni si kryetar, përveç dështimeve dhe skandaleve që iu kanë grumbulluar aq shumë sa që as viti i fundit i mandatit nuk do mjaftoëj për t’i renditur.
Po të shikonte vetën në pasqyrë Alban Hyseni, do e shihte që në ballë e ka të shkruar “keqqeverisje”; po t’i ndëgjonte qytetarët do e dinte që në shpinë i shkruan “nepotizëm”.
Shpërndarja e Kuvendit Komunal nuk është zgjidhje. Zgjidhja është dorëheqja e Alban Hysenit nga karrigja e Kryetarit dhe zgjedhje komunale me 9 shkurt, bashkë me ato nacionale!
Mund të jetë një ilustrim i teksti
Të gjitha reagimet:

Fadil Ademi, LUMI PRESS 06 dhe 3 të tjerë

You Might Also Like