Organizata Jo-Qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, ka organizuar dy ekskursione, vizita një ditore më nxënës të përzgjedhur të Shkollave të Mesme të Ulëta të Komunës së Kamenicës duke i vizituar disa objekte, monumente të Trashëgimisë Kulturore, Historike në lokalitete të ndryshme në Komunën e Kamenicës.
Qëllimi i organizimit të dy ekskursioneve me nxënës ishte vizita monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, Historike ku nxënësit janë njoftuar nga afër me vendet, historikun e objekteve të monumenteve kulturore historike duke u informuar mbi rendësin ruajtjes të vlerave të Trashëgimisë Kulturore si dhe për mbrojtjen, mirëmbajtën dhe promovimit të Trashëgimisë Kulturore me qëllim të zhvillimit të Promovimit, Prezantimit të Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore.
Projekti “Promovimi, Ruajtja dhe Prezantimi i Diversitetit të Trashëgimisë Kulturore”, është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.