Trashëgimi

Zanati i Saraçëve apo lëkurëpunuesve

Shkruan: Faik Zyiazade
Zanati i Vjetër,prej se egziston kali!
Zanati i Saraçëve apo lëkurëpunuesve
Është zeje prodhuese për përpunimin e lëkurës, e lidhur me zejen e tabakëve nga e cila siguronin lëndën e parë. Kjo zeje ka ekzistuar mjaft herët, sepse ndikonin kushtet e jetës dha ka vazhduar të zhvillohet në periudha të mëtejme. Saraçët ishin zejtarë, të cilët prej lëkurës së regjur bënin komplet pajisje për shalimin e kalit, si shalë, jakna të kalit, dizgjinë, hama, frerë, pastaj kuleta, fishekli, qese për duhan dhe sende të tjera. Në të dhënat e literaturës së kohës, në fillim të shekullit XX, në Gjilan ishin evidentuar 4 dyqane të saraçëve. Në regjistrat e Odës Zejtare të Rrethit të Gjilanit, për periudhën midis dy luftërave botërore, gjejmë të regjistruar 8 mjeshtër saraç. Mirëpo, me shtimin e vrullshëm të mjeteve të komunikacionit e transportit, përdorimit të traktorëve për bujqësi etj., ndodh rënia e shpejtë dhe zhdukja e kësaj zejeje, e cila gradualisht është transformuar në zeje tjera si në zejen e galanterisë-prodhimin e çantave dhe atë të këpucëtarëve.
Një anekdot për Saraçët
Një fshatar i kishte pyetur nga kureshtja një saraq:
-Mjeshtër,prej kur egziston zeja e saraqeve?
-Prej kur?!…u habit mjeshtri-U kthye kah fshatari dhe i tha:
-Hë… Zanati i vjetër,Prej se egziston kali!
Fshatari i quditur vetëm shikoi dhe ngriti supet.
Kush ishin saraçët e Gjilanit në kohërat e hershme,ku i kishin dyqanet e tyre në Gjilan në periudha të ndryshme kohore e shumë të dhëna tjera rreth saraçëve mund ti mësoni nga libri “ Zejtaria e Gjilanit” i cili gjendet në shitje tek libraritë “Alfabeti” tek shkolla “Thimi Mitko” dhe libraria “Abetarja” përballē shkollës Selami Hallaqi”.Në Prishtinë tek libraria “Artini-Toena” tek instituti Albanologjik.

You Might Also Like