Futboll

Prapashtica: Të reflektojmë dhe të luftojmë për rezultate pozitive

Albin Prapashtica në konferencën për shtyp | 25.10.2024

Albin Prapashtica ka bërë thirrje nga dhoma e konferencës për bashkëlojtarët e tij që të reflektojnë dhe të luftojnë edhe më shumë për të arritur rezultatet pozitive.

Duke folur ndeshjen e radhës kampionale ndaj Llapit, futbollisti sulmues ka potencuar se brenda skuadrës ka harmoni dhe mbi të gjitha cilësi për të kërkuar maksimumin e pikëve.

“Na pret një ndeshje e vështirë, mirëpo ne jemi të fokusuar në ekipin tonë për të arritur qëllimet tona. Kemi cilësi brenda ekipit, ajo çfarë na mbetet është të demostrojmë atë të cilën e kemi punuar dhe të luftojmë për të marrë maksimumin e pikëve”, potencoi Prapashtica.

Albin Prapashtica në konferencën për shtyp | 25.10.2024

Prapashtica vuri në theks gjithashtu edhe eleminimin e gabimeve nga ndeshja e kaluar, ndërkohë që është shprehur optimist se skuadra do të rikthehet te rezultatet pozitive.

“Kemi analizuar ndeshjen e kaluar dhe do mundohemi që gabimet e bëra të mos i përsërisim. Duhet të reflektojmë dhe të rikthehemi te rezultatet pozitive”, përfundoi Prapashtica.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Llapit zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 13.00.

You Might Also Like