Futboll

Drita sërish duhet të kënaqet me gjah të përgjysmuar

Malisheva dhe Drita janë përballur këtë të diele në një ndeshje pa shumë raste shënimi e me një dominim të lehtë të ekipit bardh e kaltër nga Gjilani.

Drita pas një barazimi befasues në Drenas me besimin në fitore i është qasur kësaj ndeshje, por Malisheva doli të jetë arrë e fortë dhe si është më së miri kishte mbyllur të gjitha korridoret që qonin kah porta e Veliit.

Ndeshja kryesisht është luajtur në mesin e fushës dhe kishte rrjedhën e saj normale deri në minutën 80, kur në dhjetë minutat e fundit Drita mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, ngase në mesin e fushës mbrojtësi Sheji i Dritës ndërhyri ashpër ndaj Hazrollajt, andaj ekipi bardh e kaltër mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Drita rastin më të mirë e pati në minutën e dytë shtesë kur Salifu Ibrahim me një gjuajtje nga e majta qëlloi shtyllën e djathtë pingule, por rezultati beti i pandryshuar 0:0. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like